Sfidat për titullin kampion, rrethet me kryeqytetin
Përveç finales për titullin, edhe dy ndeshjet gjysmëfinale të “Final 4” do të zhvillohen në “Arenën Kombëtare” në qytetin e Tiranës, ndërsa shorti për të mësuar dy çiftet do të hidhet sot në orën 12:00 në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Një fakt, interesant është se dy skuadrat të renditura më mirë, si Egnatia dhe Vllaznia që kanë edhe barazimin në favor në këtë fazë, përfaqësojnë ekipet e rretheve (Shkodrën dhe Rrogozhinën) dhe përballë do të kenë dy skuadra të kryeqytetit, Dinamon dhe Partizanin, të cilat do të kërkojnë fitoren për të mbajtur shpresat e tyre të gjalla për titullin.
Ekziston mundësia e një finaleje mes dy ekipeve nga kryeqyteti, Dinamo dhe Partizani, që quhet edhe një ndeshje derbi, ashtu siç është mundësia për të pasur një finale mes Vllaznisë dhe Egnatias, dy skuadrave të rretheve që marrin pjesë në “Final 4”.
PANORAMASPORT.AL













