Sfida që premton gola, Kërnaja për të thyer “tabu”! Si pritet të luajë Partizani ndaj Bylisit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 3, 2025 | 11:35

Sfida që premton gola, Kërnaja për të thyer “tabu”! Si pritet të luajë Partizani ndaj Bylisit

Partizani do të luajë sot një ndeshje mjaft të rëndësishme ndaj Bylisit. Përballë këtij rivali, katër sfidat e fundit janë humbur. Një situatë e paprecedentë për Partizanin ndaj kundërshtarëve në futbollin shqiptar. Oltijon Kërnaja duhet të kthejë skuadrën te fitorja, ndërsa përpara është edhe derbi me Tiranën. Trajneri i Partizanit nuk do të kursehet aspak, ndërsa i gjithë fokusi mbetet te ndeshja në stadiumin “Arena e Demave”.

partizani bylis

FORMACIONI- Kërnaja pritet t’i qëndrojë besnik titullarëve që luajtën ndaj Elbasanit. Megjithatë, duke parë ndryshimet e mëparshme nuk do të ishte çudi nëse shikohen lëvizje. Një prej tyre llogaritet Albion Marku. Ky i fundit është zëvendësuar denjësisht nga Marjus Kola. Më parë te Partizani janë provuar skema ku të dy luajnë si titullarë.

TË RREZIKUAR- Plot pesë futbollistë rrezikojnë, që të mungojnë në derbi nëse do të ndëshkohen sot. Bëhet fjalë për Altin Bytyçin, Redon Ismailin, Besar Gudjufin, Vusal Isgandarlin dhe Arafat Doumbia. Janë titullarë, që do të prishnin jo pak punë. Vetë Kërnaja do të humbasë derbin e tij të parë ndaj Tiranës, nëse merr karton të verdhë. Ekipi do të jetë më i plotësuar për të dielën, kështu që zgjedhjet do të shtohen kundër Tiranës.

EKIPI B- Xhuliano Skuka, Saliu Sembene dhe Viktor Da Silva luajtën të dielën me ekipin B. Da Silva u aktivizua në pjesën e dytë. Asnjë prej tyre ndërkohë nuk llogaritet nga minuta e parë ndaj Bylisit, pasi kjo është shprehur nga vetë Kërnaja. Marçelino Preka vijon të jetë në fazën e rikuperimit, ndërsa i duhet një kohë më e gjatë se pjesa tjetër për të qenë gati.

Partizani pak më favorit në sfidën me mesataren 2.6 gola

Partizani – Bylis është duel për mbijetesën në javën e 14-të. Një sfidë e cila nuk ka dukshëm një favorit, sipas eksperteve të basteve. Partizanit i është dhënë koeficienti 2.1. Bylisi qëndron në kuotën 3.2, ndërsa barazimi regjistrohet me 3.1. Një duel që shikon dy skuadra, të cilat garantojnë gola. Të paktën kjo është situata e 12 sfidave të fundit mes dy skuadrave në Superiore. Katër të fundit janë fituar nga Bylisi, ndërsa tetë të tjera radhazi prej Partizanit.

RASTI I RRALLË- Kjo përballje është si një rast i rrallë për elitën e futbollit shqiptar. Partizani u rikthye në Superiore te edicioni 2013/14, dhe prej atëherë janë 24 ndeshje mes Partizanit dhe Bylisit në total. Vetëm një prej këtyre sfidave është mbyllur me barazim pa gola. Bëhet fjalë për sfidën e 19 dhjetorit të vitit 2020, kur Partizani-Bylis u mbyll 0 me 0. Gjatë kësaj kohe janë fituar 11 ndeshje nga Partizani që numëron 35 gola. Bylisi regjistron 7 fitore dhe 27 gola të shënuar. Mesatarja e golave për ndeshje nga viti 2013 në Superiore rezulton 2.6.

ASNJË- Duket se më në fund do të shikohet sërish një fitues tek “Arena e Demave”. Hera e fundit që ndodhi ishte para tri muajsh, kur trajner ishte Milinkoviç. Elbasani mposhti në shtator Partizanin me një gol të shënuar në pjesën e parë. Më pas me Egnatian, Vorën dhe Vllazninë janë vulosur barazime në drejtimin e Kërnajës. Ky i fundit do kërkojë të provojë për herë të parë shijen e fitores në shtëpi, ndërsa përballë është Bylisi. Pikërisht ky takim është i duhuri në Superiore, për të menduar se do të ndahet me një fitues. Partizani nuk fiton nga java e parë në shtëpi, teksa asokohe ishte ndeshje me Vorën.

Screenshot 2025-12-03 113547

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL