Postuar: Mars 28, 2026 | 21:22
Sfida nga ekipet e Kategorisë së Parë dhe elitës, Bylisi fiton në transfertë. Pogradeci pa gol ndaj Strugës
Ekipet e Abissnet Superiore dhe Kategorisë së Parë kanë shfrytëzuar këto ditë, për të zhvilluar takime miqësore. Dy prej tyre që u luajtën sot ishin Luftëtari-Bylis dhe Struga-Pogradeci.

Pogradeci sfidoi Strugën, që luan në elitën e futbollit maqedonas. Asnjë gol nuk u shënua.
Bylisi ndërkohë u përball me Luftëtarin. Ekipi i Mirel Josës fitoi 1 me 2 falë golave të Adepoju dhe Riruai.
REZULTATET PËRFUNDIMTARE
Luftëtari 1-2 Bylis

Struga 0-0 Pogradeci

PANORAMASPORT.AL













