Postuar: Maj 19, 2013 | 12:02
Sekretari Çela premton 3 prurje cilësore
Sekretari i klubit, Hiqmet Çela, u shpreh se për të ndërtuar një skuadër të fortë së pari duhet të ruhet grupi aktual, më pas do të ketë dhe ndërhyrje në merkato me 3-4 lojtarë cilësorë. “Këto ditë do të fillojmë bisedimet me disa prej lojtarëve që u përfundon kontrata, për ta rinovuar atë. Mund të ketë edhe ndonjë largim, por gjërat do të plotësohen me merkaton”, – tha Çela. Sipas titullarit të klubit do të bëhen përpjekje për ndërtimin e një ekipi që të mos e ndiejë veten inferior. “Ndërkohë kemi filluar dhe punën në drejtim të përmirësimit të infrastrukturës sportive në stadiumin ‘Alush Noga’. Siguroj se Albpetroli i sezonit të ardhshëm nuk do t’ju zhgënjejë”.
Mikel Mbriçaj













