Rishfaqet Enea Jorgji direkt nga derbi i Athinës, FSHF cakton gjyqtarët për Egnatia-Partizani
Egnatia dhe Partizani luajnë sot në “Arena Kombëtare” ndeshjen e dytë gjysmëfinale të kampionatit, nga e cila do të dalë edhe skuadra e cila do të përballet me Vllazninë.

Para ndeshjes, FSHF ka hedhur shortin për të përcaktuar gjyqtarët e sfidës dhe në fund, është përcaktuar që këtë takim do ta drejtojë ndërkombëtari Juxhin Xhaja. Ky i fundit ishte përgjegjësi i VAR në ndeshjen e djeshme mes Vllaznisë dhe Dinamos.
Asistentë të tij do të jenë Arbër Zalla dhe Rejdi Avdo, ndërsa gjyqtar i katërt është caktuar ndërkombëtari tjetër, Florjan Lata.
Përgjegjës i VAR për ndeshjen është caktuar Kreshnik Cjapi, ndërsa bie në sy kthimi “rrufe” i Enea Jorgjit nga Athina ku ka qenë dje në drejtimin e derbit AEK-Panathinaikos. Gjyqtari elbasanas do të jetë asistent në sallën e VAR-it për këtë sfidë.
Gjyqtar kryesor: Juxhin Xhaja
Asistentë: Arbër Zalla, Rejdi Avdo
Gjyqtar i katërt: Florjan Lata
VAR: Kreshnik Barjamaj
AVAR: Enea Jorgji
PANORAMASPORT.AL













