Rikuperohen tre të dëmtuarit, Partizani me të gjitha “armët” në Final Four

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 3, 2025 | 16:45

Rikuperohen tre të dëmtuarit, Partizani me të gjitha “armët” në Final Four

Partizani është drejt mbylljes së përgatitjeve për ndeshjen e së hënës kundër Egnatias, vendimtare për rrugëtimin në “Final 4”. Trajneri Skënder Gega në ditët e para, përveç analizës teorike, është përqendruar në sjelljen e skuadrës në gjendje optimale fizike për të përballuar një ndeshje të tillë.

PARTIZANIII FESTA LOJTARET

Buxhelaj, Mehmeti dhe Bytyçi kanë pasur probleme fizike pas ndeshjes me Elbasanin, por mjekët kanë arritur t’i rikuperojnë të tre, duke bërë që mungesa e vetme në gjysmëfinale të jetë Agim Zeka, për të cilin sezoni mund të quhet i mbyllur. Të gjithë lojtarët e tjerë janë të gatshëm për ta nisur ndeshjen nga minuta e parë.

RRESHTIMI – Opsionet për Gegën nuk janë fort të larmishme, me trajnerin, që tashmë duket se në momentin e duhur ka arritur të gjejë stabilitetin e kërkuar në 11- she. Të kuqtë me shumë mundësi do të luajnë me formacion të ngjashëm me atë që zbriti në fushë kundër Elbasanit në javën e 36-të.

Sembene duket se ka blinduar një vend në mesfushë, teksa edhe Bytyçi ka fituar fanellën e titullarit në mbrojtje. Nesër pritet që trajneri i kuq të vulosë gjithçka sa u përket zgjedhjeve të tij.

PANORAMASPORT.AL