REZULTATET/ Partizani jashtë “Final Four”, si Elbasani tronditi të kuqtë duke rikuperuar 11 pikë në dy muajt e fundit
Elbasani ka nxjerrë për herë të parë Partizanin jashtë Final Four. Humbja e “demave” ndaj Bylisit dhe barazimi i verdhebluve me Vllazninë, bën që të dyja skuadrat të jenë më pikë të barabarta.

Skuadra e Gvozdenoviç mban vendin e katërt për shkak të avantazhit në ndeshjet direkte. Nga java e 25-të, më saktë në dy muajt e fundit, Elbasani ka rikuperuar plot 11 pikë ndaj Partizanit. Këto të fundit gjatë kësaj kohe kanë parë tre trajnerë të ndryshëm në krye të pankinës, Veselinoviç, Abilaliaj dhe së fundmi Gega.
Në 11 ndeshjet e fundit, Elbasani me 21 pikë ka skuadrën që ka grumbulluar më tepër pikë në Superiore. Me 10 pikë në anën tjetër, Partizani sheh vetëm Laçin të ketë bërë më keq.
Ka mbetur dhe një javë për t’u luajtur, pikërisht të dielën e 27 prillit në orën 15:30. Të dyja skuadrat do të përballen në Tiranë dhe Elbasani ka luksin e barazimit, për të qenë pjesë e Final Four.

E.LOCI-PANORAMASPORT.AL













