RENDITJA PËRFUNDIMTARE/ Një kampion “i paprecedentë”, mësoni verdiktet për Final Four në Abissnet Superiore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 31, 2026 | 21:09

RENDITJA PËRFUNDIMTARE/ Një kampion “i paprecedentë”, mësoni verdiktet për Final Four në Abissnet Superiore

Është mbyllur edhe java e tretë e Final Four. Egnatia shpallet kampione për herë të tretë radhazi në historinë e futbollit shqiptar. Ishte edicioni i 87-të në histori.

Abissnet superiore

Rrogozhinasit mposhtën Dinamon me rezultatin 2-0 në “Elbasan Arena”. Elbasanit ndërkohë nuk i mjaftoi fitorja me Vllazninë në “Air Albania”.

Verdheblutë e mbyllën në vendin e dytë, pasi Egnatia kishte golavarazh më të mirë në përballjet direkte me Elbasanin. Vllaznia është humbësja më e madhe.

Ekipi i Edi Martinit i humbi të tri ndeshjet e Final Four. Kështu e mbylli në vend të tretë, pavarësisht se në 36 javë të Abissnet Superiore qëndroi me 6 pikë më tepër se Egnatia.

Dinamo ndërkohë tronditi vetëm Vllazninë duke e mundur. Ndaj Elbasanit dhe Egnatias pësoi humbje. Vetëm vend i katërt në kampionat për herë të dytë radhazi për Ilir Dajën.

Egnatia do marrë pjesë në turin e parë të Ligës së Kampioneve si skuadër jofavorite. Vllaznia renditet te ekipet favorite të turit të parë të Ligës së Konferencës. Elbasani dhe Dinamo ndërkohë te vazo jofavorite e Ligës së Konferencës.

54454000000000

PANORAMASPORT.AL