Postuar: Prill 13, 2026 | 21:15
RENDITJA E SUPERIORES/ Zyrtarizohet një biletë në “Final Four”, ka ndryshime te të tjerët. Në fund mund të ndodhë gjithçka
Dy ndeshjet e të hënës në Abissnet Superiore kanë plotësuar kuadrin e javës së 31-të dhe kanë dhënë tablonë e garës për objektivat e çdo ekipi të elitës.

Barazimi mes Dinamos dhe Bylisit u ka dhënë nga një pikë skuadrave duke sjellë ndryshimin në “Final Four” pasi është tashmë Dinamo ajo që mban vendin e katërt, edhe pse me pikë të barabarta me Partizanin.
Të kuqtë u mposhtën nga Elbasani, i cili mbajti hapin e kreut duke ndjekur Vllazninë. Ekipi shkodran u bë i pari i cili siguroi falë rezultateve të kësaj jave edhe matematikisht praninë në “Final Four”.

PANORAMASPORT.AL













