RENDITJA E SUPERIORES/ Kampionati ndahet në dy grupe, ata që luftojnë për “Final Four” dhe të tjerët për mbijetesë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 5, 2025 | 23:02

RENDITJA E SUPERIORES/ Kampionati ndahet në dy grupe, ata që luftojnë për “Final Four” dhe të tjerët për mbijetesë

Sot janë luajtur edhe dy ndeshjet e mbetura për të mbyllur javën e gjashtë të Superiores. Egnatia triumfoi në transfertën e Vorës, ndërsa Teuta ia doli kundër Bylisit. Fitore minimale për të dyja skuadrat respektive, që vlejnë 3 pikë. Çfarë bie në sy është se kampionati ndahet në dy grupe tashmë, ata të “Final Four” dhe të tjerët që duan t’i largohen zonës së ftohtë.

Kategoria-Superiore

Egnatia i është bashkuar Vllaznisë në krye të renditjes. Të dyja skuadrat kanë nga 13 pikë, ndërsa ndjek Elbasani me 2 pikë më pak.

Teuta dhe Dinamo janë aktualisht të shkëputur, me 10 pikë, nga pjesa e tjetër. Këto janë skuadrat që po bëjnë më mirë deri tani në garën për “Final Four”.

Pas tyre vijnë skuadrat e tjera, me të cilat është krijuar një diferencë e vogël. Vora me 7 pikë dhe Bylisi me 6 pikë vijojnë në renditje.

Si rrallë herë, Partizani me 4 pikë ndodhet në vendin e parafundit që përkon me zonën e ftohtë. Renditjen e mbyll Flamurtari me 2 pikë më pak se të kuq. Tirana mban vendin e tetë, që përkon me atë të “play-out”.

RENDITJA E SUPERIORES PAS GJASHTË JAVËSH

Screenshot 2025-10-05 185902

PANORAMASPORT.AL