RENDITJA E SUPERIORES/ Gjysma e parë e kampionatit mbyllet me kryesuesit në arrati, lufta për mbijetesën bëhet shumë interesante

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 24, 2025 | 23:23

RENDITJA E SUPERIORES/ Gjysma e parë e kampionatit mbyllet me kryesuesit në arrati, lufta për mbijetesën bëhet shumë interesante

Java e 18 ka mbyllur gjysmën e parë të edicionit të rregullt të Kategorisë Superiore me rezultate shumë interesante për të gjitha objektivat e mundshëm në tabelën e klasifikimit.

superiore renditja

Elbasani ka lënë pikë të tjera me barazimin ndaj Tiranës dhe kësisoj mban vendin e dytë, por tashmë me një diferencë prej 4 pikësh nga Egnatia kryesuese që provon arratinë e parë të vërtetë të këtij edicioni.

Vllaznia ndërkohë ka ndaluar rënien me fitoren ndaj Flamurtarit, duke u pozicionuar përsëri në katërshen e parë me distancë nga ndjekësit.

Më poshtë vazhdon një luftë e ndezur, ku Vora me suksesin ndaj Bylisit ka dalë nga zona e ftohtë, teksa humbja e Flamurtarit e favorizon për të qenë më e qetë në pjesën e dytë të sezonit. Ndërkohë, barazimi i tretë radhazi i Tiranës që mbyll tabelën jep sinjale se diçka po ndryshon te bardheblutë, pavarësisht eksodit masiv nga ky ekip në javët e fundit.

fdsdfdsfsdfdsfdsfdsf

PANORAMASPORT.AL