Realizoi gol spektakolar në ndeshjen e parë, Bregu: Nuk ka rëndësi kush shënon, të luajmë si në pjesën e parë në Kroaci

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 13, 2025 | 22:03

Realizoi gol spektakolar në ndeshjen e parë, Bregu: Nuk ka rëndësi kush shënon, të luajmë si në pjesën e parë në Kroaci

Dejvi Bregu ishte një nga protagonistët e ndeshjes së parë të turit të tretë të Ligës së Konferencës mes Dinamos dhe Hajdukut. Fantazisti i bluve, shënoi një gol spektakolar për t’i dhënë avantazhin e  përkohshëm të tijve, të cilët më pas u përmbysën nga vendasit.

bregu

Për vlonjatin, nuk a rëndësi se kush shënon nesër, mjafton që ekipi të kualifikohet. Dhe ai di se çfarë duhet të bëjnë blutë për të maksimizuar shanset e tyre.

“Shpresojmë që të jetë një ditë e mirë për ne. Kemi një grup të mirë lojtarësh, që mund të bëjë mirë. Unë do t’i mëshoja faktit që duhet të luajmë si në pjesën e parë në Kroaci.

Një tjetër gol? Nuk ka rëndësi kush shënon, rëndësi ka që skuadra të fitojë dhe të kualifikohet.

Lojtari më i mirë i Hajdukut? Pajaziti, që është lojtar shqiptar. Kurse për shijet e mia personale, do të thosha numri 10, Livaja.

Shpresojmë që me ndihmën e tifozëve t’ia dalim”, ishin fjalët e fantazistit vlonjat para mediave.

PANORAMASPORT.AL