Reagimi i Shoqatës së Arbitrave për deklaratën e Tetovës, ish-futbollisti i Kombëtares: E turpshme, si fletërrufe e tipit komunist
Ish-futbollisti i Kombëtares, Ilir Alliu, e ka cilësuar si një fletërrufe të tipit komunist, reagimin e Shoqatës së Arbitrave, në lidhje me deklaratën e bërë nga trajneri Edlir Tetova pas ndeshjes Egnatia-Tirana. I ftuar në studion e emisionit “Mega Sport”, Alliu, ndër të tjera deklaroi:

“Ky është fletërrufe e tipit komunist. Është e turpshme kjo shumë e turpshme. Koncepti i reagimit si institucion, karshi një angese normale. Trajneri nuk pati në asnjë moment një akuzë që më jeni qepur mua.
Në deklaratën e tij thuhej që u bë java e katërt që ne pretendojmë që gjykimi nuk ka qenë i drejtë. Kjo nuk është akuzë që i shkon drejpërdrejtë shoqatës, që ngrihet shoqata në këmbë, për mbrojtjen e kujt?! Një trajner futbolli mund të ketë vërejtje për arbitrimin. Reagimi on-bllok, i bie që ky ka hedhur akuzat e gjithë botës. Kjo është katastrofike nga përmbajtja filozofike. Nëse pranon gabimin si koncept, nuk të lind e drejta për reagim”, u shpreh Alliu.
ILDI MEROLLI – PANORAMASPORT.AL













