Kritikat e Tetovës “djegin”, reagon Shoqata e Gjyqtarëve: Akuza të pabazuara, përpjekje për të justifikuar rezultatet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 1, 2026 | 21:35

Kritikat e Tetovës “djegin”, reagon Shoqata e Gjyqtarëve: Akuza të pabazuara, përpjekje për të justifikuar rezultatet

Kritikat e vazhdueshme të trajnerit të Egnatias, Edlir Tetova, drejtuar arbitrimit, duke evidentuar gabimet që janë bërë në dëm të skuadrës së tij në këto javë, duket se kanë shqetësuar jo pak “xhaketat e zeza”. Kjo, pasi për herë të parë pas shumë kohësh, ka reaguar edhe shoqata e tyre, “Bashkimi i Arbitrave Shqiptarë të Futbollit”.

fdgfdgfdgfdgfdggfd

Edhe pse Tetova nuk ka qenë i vetmi që ka folur kundër gjyqtarëve në këtë sezon me trajnerë e klube të tjera që kanë shprehur hapur pakënaqësinë, reagimi i sotëm i drejtohej pikërisht trajnerit të dy herë kampionëve në fuqi, duke i cilësuar akuzat e tij të pabazuara dhe vetëm si justifikim për mungesën e rezultateve nga ekipi rrogozhinas.

REAGIMI I SHOQATËS SË ARBITRAVE

“Bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit” shpreh shqetësimin e saj lidhur me deklaratat e përsëritura publike të trajnerit të Egnatias, Edlir Tetova, të cilat për disa javë radhazi vënë në shënjestër arbitrimin dhe dëmtojnë imazhin e arbitrave shqiptarë.

Akuzat e vazhdueshme dhe të pabazuara përbëjnë një përpjekje për të justifikuar rezultatet sportive, duke transferuar përgjegjësinë jashtë fushës së lojës. Arbitrimi ushtron detyrën e tij me profesionalizëm dhe paanshmëri, në përputhje me rregulloren në fuqi.

Shoqata jonë i bën thirrje klubit të Egnatias të reflektojë mbi mënyrën e komunikimit publik dhe të kontribuojë në ruajtjen e klimës së respektit në futboll. Njëkohësisht, u bëjmë thirrje të gjitha klubeve që të tregojnë përgjegjësi institucionale dhe të respektojnë rolin e arbitrave si pjesë e pandashme e lojës.

Bashkimi i Arbitrave të Futbollit Shqiptar do të vijojë të mbrojë dinjitetin dhe integritetin e arbitrave shqiptarë.

sdfsdffdsfsdfsfsdsdf

PANORAMASPORT.AL

LEXO EDHE  “Nuk duan t’ja japin Egnatias për…” / Edlir Tetova shpërthen për gjykimin ndaj Tiranës: Është shumë e turpshme