Punë pa pushim për sfidën e Vlorës, trajneri Shehi insiston te Tirana

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 30, 2026 | 20:44

Punë pa pushim për sfidën e Vlorës, trajneri Shehi insiston te Tirana

Skuadra e Tiranës ka mbyllur një javë intensive përgatitore pa asnjë ditë pushimi dhe pa zhvilluar ndeshje miqësore. Edhe të dielën, lojtarët kanë qenë në fushë, duke u fokusuar në përgatitjen fizike dhe taktike për sfidën e rëndësishme të së premtes në Vlorë.

ORGES SHEHI

Trajneri Orges Shehi ka insistuar që çdo seancë të shfrytëzohet maksimalisht për të përmirësuar koordinimin në sulm dhe mbrojtje, si dhe për të rritur gatishmërinë e skuadrës për momentet vendimtare të ndeshjes.

Lojtarët janë angazhuar me seriozitet të plotë, duke treguar vendosmërinë për të dhënë maksimumin dhe për të arritur një rezultat pozitiv në transfertë. Për Tiranën, kjo sfidë është e rëndësishme jo vetëm për pikët, por edhe për moralin e skuadrës, pasi do të tregojë formën dhe karakterin e ekipit para fazës finale të kampionatit.

PANORAMASPORT.AL