Protagonist me gol ndaj Tiranës, Përgjoni: Si shkoi ndeshja mund ta fitonim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 26, 2025 | 21:04

Protagonist me gol ndaj Tiranës, Përgjoni: Si shkoi ndeshja mund ta fitonim

Arli Përgjoni ishte protagonist në ndeshjen mes Tiranës dhe Bylisit, pasi ishte ai i cili shënoi në portën e bardhebluve golin e avantazhit të përkohshëm 1-0 ndaj bardhebluve. AI theksoi se e rëndësishme ishte që ekipi doli i pamposhtur nga fusha e lojës, edhe pse kishte mundësi ta fitonte ndeshjen.

bandicam 2025-03-26 20-46-27-445

“Kryesorja ishte të mos humbnim në fushën e Tiranës që është rival direkt. Si shkoi ndeshja, mendoj se mund të fitonim në fund, por ky është futbolli.

Si po shkon sezoni? Nuk më takon të vlerësoj veten, por me nota pozitive besoj. Besoj se po, meqë kam ardhur nga kategori shumë e ulët, është viti i parë. Besoj se kam bërë mirë, si viti i parë. Ka mundësi të bëjmë më shumë por vjen edhe eksperiencë e të gjitha.

Oferta? Nuk më takon mua ta diskutoj, por presidentit. Ofertat i presim. Kontrata është edhe dy vite”, tha Përgjoni për RTSH pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL