Pritet vetëm prezantimi, afrimet e reja të Tiranës nisin stërvitjen me bardheblutë
Johan Kortez dhe Fredi Alvarez janë tashmë në kryeqytet dhe kanë nisur stërvitjen me Tiranën, ndërsa pritet të prezantohen zyrtarisht në ditët në vijim.

Afrimet e reja pritet të përforcojnë ndjeshëm repartin e mesfushës dhe sulmit, duke i dhënë skuadrës bardheblu më shumë alternativa dhe cilësi për sezonin e ri.
Ndërkohë, Basilio Ndong ka përfunduar angazhimin me Kupën e Afrikës dhe është i gatshëm të zbatojë udhëzimet e trajnerit Ardijan Nuhiji. Mbrojtësi pritet të jetë një shtyllë e rëndësishme në prapavijën e Tiranës, duke sjellë forcë fizike dhe eksperiencë në fazën mbrojtëse.
Me këto lëvizje, drejtuesit bardheblu synojnë të kompletojnë ekipin me lojtarë që mund të ndikojnë menjëherë në rezultatet dhe të mbështesin objektivin e sezonit.
PANORAMASPORT.AL













