Pretendimi i Kërnajës ndaj Elbasanit, ish-lojtari i njohur i Tiranës: Hamita me shumicë, që e bëjnë vetë gol

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 5, 2026 | 22:31

Pretendimi i Kërnajës ndaj Elbasanit, ish-lojtari i njohur i Tiranës: Hamita me shumicë, që e bëjnë vetë gol

Sfida mes Partizanit dhe Elbasanit u fitua nga verdheblutë me rezultatin 1-3. Takimi u mbyll me një penallti të kontestuar nga të kuqtë në fund, që Elbasanit i siguroi kualifikimin.

Screenshot 2026-03-05 173053

Foto/ Saimiri Patushi, kur luante me Tiranën në derbin ndaj Partizanit

Partizani pati pretendime pas ndeshjes, duke e konsideruar vjedhje atë që ndodhi në Kupë. Më tej te kryeqytetasit pretendohet edhe për një penallti të padhënë, kur sapo kishte filluar koha shtesë.

Vetë Kërnaja reagoi në rrjetet sociale duke shkruar: “Kur futbolli luhet me 2 portierë. Jo-VAR, jo arbitër i katërt, jo anësor, se ai i fushës(Hamiti), nuk ka gjendje fizike ta shikojë, s’ka kapur normat këtë vit”.

Ish-futbollisti i njohur i Tiranës, Saimir Patushi, ka komentuar te “Panorama Sport”: “Ruaj qetësinë mjeshtër se fund sezoni. Gjithmonë në Shqipëri vetëm Hamita ka me shumicë, që e bëjnë vetë gol”.

Pretendimi për penallti nga Oltijon Kërnaja: (VIDEO)

Screenshot 2026-03-05 172922

PANORAMASPORT.AL