Porta tek Empoli, Etrit Berisha mund të rinovojë me një kusht

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 7, 2024 | 10:18

Porta tek Empoli, Etrit Berisha mund të rinovojë me një kusht

Në fokusin e Empolit, edicioni i “La Gazzetta dello Sport” përqendrohet te porta e toskanëve.

Etrit Berisha

Elia Kaprile, portieri që u ble nga Napoli verën e kaluar dhe u huazua tek Empoli, po luan kampionatin e tij të parë në Serinë A dhe tashmë është i destinuar të kthehet te Napoli në fund të sezonit. Ndërkohë Etrit Berisha, i cili mbërriti tek Empoli pasi Kaprile pësoi një dëmtim, me kthimin e tij është ulur në stol.

Portieri i Kombëtares shqiptare përfundon kontratën në fund të qershorit dhe ka një opsion për të rinovuar dhe mund të mbetet si portieri i dytë me eksperiencë në skuadër, pasi me largimin e Kapriles Empoli do të shohë për një portier të parë në merkato, kjo varet edhe nga mbijetesa.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"