Po investon me Xhaferin te Vllaznia, Osmani nxjerr në skenë Ardit Krajën: Me të kam marrëdhënie si vëllai i madh me të voglin
Drejtori sportiv i Vllaznisë, Tefik Osmani, foli pas shortit të Final Four. Vllaznia do të përballet me Dinamon në gjysmëfinale, më 4 maj.

Osmani pasi u pyet për Xhaferin nxori në skenë Ardit Krajën, që tashmë po investon te Vllaznia.
Si është situata te Vllaznia dhe si janë marrëdhënie tuaja me presidentin Xhaferi? Marrëdhëniet te Vllaznia i kam shumë të mira. Kam dalë para pak ditësh dhe jam keqkuptuar. Jam pjesë e Vllaznisë, kam thënë kur nuk e bëj punën mirë, marr çantën dhe iki, nuk më mban kontrata. Me presidentin Xhaferi kam krijuar marrëdhënie si te Tirana me Refik Halilin. Jam ai djali i madh që e di se 1 ditë do iki pasi prindërit i mban gjithmonë djali i vogël. Më bëhet qejfi që është afruar edhe Arditi, me Ardit Krajën kam marrëdhënie jo prindërish, por si vëllai i madh me të voglin, jam më lirshëm kur flas sepse me prindërit mund të kursehesh pak. Me vëllain thua çdo gjë që ke nevojë.
Duhen respektuar të gjithë presidentët. Arditi është afruar si mik i ngushtë i presidentit Xhaferi. Aq më tepër është tifoz, ka qenë gjithmonë afër klubit Vllaznia. Nuk mendoj që ka patur apo mund të ketë probleme te financat.
PANORAMASPORT.AL













