Plot 300 mijë euro për mbijetesën, presidenti kërkon garë të drejtë pas investimit në kampionatin shqiptar
Presidenti i Bylisit, Besnik Kapllanaj, kërkon që nesër gjyqtarët të mos ndikojnë te sfida me Tiranën. Në fjalën e tij për “Panorama Sport”, Kapllanaj zbuloi po ashtu se nëntë afrimet e merkatos së dimrit kanë qenë investim prej 300 mijë eurosh.

“Ne kemi investuar paratë tona dhe jemi në procese investimi edhe në infrastrukturë, ashtu siç kemi investuar edhe në merkaton e janarit ku kemi bërë blerje me kosto goxha të larta referuar nivelit të kategorisë ku ne luajmë.
Janë realizuar 9 afrime me një vlerë prej 300 mijë euro investim. Kështu që mendojë se kjo ndeshje është shumë e rëndësishme sa i përket besueshmërisë së garës dhe ‘fair play’”, u shpreh Kapllanaj sot për gazetën “Panorama Sport”.
PANORAMASPORT.AL













