Pikantet e Vora-Flamurtari/ Tifozë, penallti dhe lojtarë të huaj…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2025 | 19:43

Pikantet e Vora-Flamurtari/ Tifozë, penallti dhe lojtarë të huaj…

Screenshot 2025-09-22 194318

-Stadiumi “Laçi” u mbush me atmosferë, me rreth 1000 tifozë që ndjekin ndeshjen, ku dominonin pa diskutim vorakët e zjarrtë.

-Laci po i jep “dorën e fatit” Vorës, pasi dy ndeshjet e fundit kanë sjellë dy fitore, 3-1 ndaj Tiranës dhe 1-0 ndaj Flamurtarit.

-Nuk mungoi prezenca e të zotëve të fushës. Përveç presidentëve të dy ekipeve, në tribunën kryesore ishte edhe presidenti i Laçit.

-Momenti i penalltisë u mbyll pa polemika, pasi VAR-i konfirmoi vendimin e gjyqtarit dhe tifozët shijuan goli i Vorës pa debate.

-Gjatë ndeshjes u aktivizuan gjithsej 13 lojtarë të huaj, duke shtuar edhe ngjyrat e futbollit ndërkombëtar në këtë sfidë.

PANORAMASPORT.AL