Pikantet e Vora-Dinamo/ Blutë e kryeqytetit me 12 tifozë, kryesori “ledhaton” Bellajn

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 2, 2026 | 11:26

Pikantet e Vora-Dinamo/ Blutë e kryeqytetit me 12 tifozë, kryesori “ledhaton” Bellajn

Dinamo u rikthye te fitorja pasi mundi Vorën në transfertë me rezultatin e ngushtë 1-2. Veç ndeshjes që kishte shumë raste në fushë, pati edhe momente interesante dhe pikante jashtë fushës së blertë si edhe në tribuna të cilat nuk u panë në TV.

dinamo

– Kjo ndeshje u karakterizua nga ndërhyrje të forta e duele të ashpra, pothuajse gjatë gjithë lojës. Madje një prej tyre ai në minutën e 15-të, ndërmjet Kasallës e Nanit shkon deri në përplasje.

-Minuta e 26-të regjistron një ndërhyrje vendimtare nga Harizaj që lë portën duke dalë jashtë 16-metrave deri afër vijës anësore duke sfiduar në ndërhyrjen me këmbë.

– Kryesorit Olsion Yzeiraj i bie aparati komunikues nga xhepi kur po I nxirrte karton të verdhë Malomos. Gjyqtari katërt Laver Alla e gjen dhe shkon ja jep pranë vijës anësore.

– Ka nervozizëm mes Vrapit dhe Bregut, pas ndërhyrjes nga prapa të Malomos dhe gjyqtari i nxjerr karton e dytë të verdhë e më pas të kuqen, duke lënë Vorën me 10 lojtarë. Ka disa përplasje mes lojtarësh deri në atë vendim dhe pas atij vendimi, por qetësohet situata me largimin nga fusha të Vrapit.

– Në minutën e 81-të ka qenë një gjuajtje mjaft e fortë drejt portës nga ana e Bregut, por topi ndalet nga prapa kokës e Prestige që bie për tokë e menjëherë ndalohet loja e jepet ndihma e parë mjekësore që kalon pa probleme për lojtarin.

– Në minutën e 82-të, Qefalija ballore me portën tenton të godasë portën, por topi fluturon jashtë stadiumit, ku tifozët dinamovit e konsideruan si në gjuajtje për “laraska”.

– Ofendime e sharje nga ana e tifozerisë vorake, kanë qenë pothuajse gjatë gjithë kohës kundrejt arbitrit kryesor Olsion Yzeiraj, lidhur me disa vendime, që konsideroheshin të padrejta si në drejtim të faulleve, kartonit të kuq apo edhe në mosdhënien e penalltisë së pretenduar.

– Serjan Repaj në dyluftimin brenda zonës me Teikseiran bëjnë manovra për t’ia ngecur topin njëritjetrit shumë pranë vijës fundore. Topi ndalet nga flamuri i këndit dhe më pas shkon në rivënie anësore.

– Bellaj kundërshton vendimet e kryesorit Yzeiri i cili i afrohet për ta këshilluar, por përfundon duke e ledhatuar në kokë.

– Në kohën shtesë prej 6 minutash, Qefalija tenton të godasë portën ballore nga 20 metra, e gjuajtja e tij e fuqishme bie në barkun e qendërmbrojtësit vorak, Serjan Repaj e ai bie pa frymë në tokë.

– Usni Ismaili dhe Patrik Bardhi vinin në klubet përkatëse si “ish”-ë. Patrik bardhi ishte lojtar i Dinamos erdhi tek Vora dhe Usni Ismaili ishte lojtar i Vorës e shkoi tek Dinamo.

– Të pranishëm në stadium ishin rreth 1500 vetë, ku rreth 250 ishin ultras të Vorës e ndërsa Dinamo numëronte gjithsej 12 tifozë në sektorin e dedikuar për miqtë, ku më shumë ishin flamuj të Dinamos.

PANORAMASPORT.AL