Pikantet e Vllaznia-Elbasani/ Tifozët sherr jashtë tribunave, Jukaj e Murataj surprizë në stol

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 6, 2025 | 9:13

Pikantet e Vllaznia-Elbasani/ Tifozët sherr jashtë tribunave, Jukaj e Murataj surprizë në stol

Ndeshja Vllaznia-Elbasani nuk kishte vetëm golin vendimtar të Jagos, por edhe momente të nxehta jashtë fushës dhe tension të lartë në tribuna.

vllaznia

-Jukaj dhe Murataj qëndruan në stol për shkak të dëmtimeve, tifozët “ngacmonin” Delajn, ndërsa disa përplasje mes tifozëve sollën ndërhyrjen e policisë. Për trajnerët dhe lojtarët, çdo sekondë ishte një sfidë e dyfishtë, të fitonin lojën dhe të menaxhonin atmosferën shpërthyese në stadium.

-Bëjnë çudi në stol për Vllazninë Jukaj dhe Murataj, i pari i cili ka “djegur” etapat e rikuperimit pas dëmtimit. E ndërsa mesfushori kishte shfaqur një problem fizik pak orë para sfidës, në këtë mënyrë duke mos e nisur si titullar duelin.

-Pavarësisht se përballë ishin dy ekipet kryesuese të kampionatit, numri i tifozëve në stadium nuk i kalon 3500 të pranishëm. Nuk mungojnë as tifozët miq nga Elbasani.

-Tifozët “ngacmojnë” Delajn, i cili e nisi si titullar, ku i drejtohen: “Mos shëno si shkodranët e tjerë kundër Vllaznisë”.

-Ivan Gvozdenoviç gëzon respektin e tifozerisë shkodrane, me të pranishmit që përshëndesin në një moment trajnerin e Elbasanit.

-Shumë aktiv Edi Martini, i cili këshillon shpesh Jagon të mos dalë shumë në sulm, por të kujdeset për kundërshtarin në prapavijë.

-“Shpërthen” “Loro Boriçi” dhe trajneri Martini pas golit të Jagos. Duket se drejtuesi i pankinës shkodrane “shfryn” dhe çlirohet pas rrjetës së brazilianit.

-Portieri Pohls del para të gjithëve nga dhomat e zhveshjes në fillimin e pjesës së dytë. Me gjermanin i cili së bashku me trajnerin e portierëve, Dervishi, provon disa goditje për t’u nxehur para nisjes së fraksionit të dytë të lojës.

-Gvozdenoviç kërkon më shpejt topin të dalë nga mbrojtja e tij, pasi në dy momente është Vllaznia që shfaqet shumë rrezikshëm.

-Kërkohet më ritëm nga ana e të dy pankinave me lojën që ka rënë në qetësi. Ku edhe tifozët në tribuna janë dakord me këtë fakt.

-Në fund mbyllet me një fitore të Vllaznisë, që merr vendin e parë në kampionat dhe konfirmon rekordin 100% të pikëve në ndeshjet e luajtura në shtëpi.

-Ka gjuajtje me sende të forta në distancë mes tifozëve të dy ekipeve, ku ka edhe të arrestuar nga ana e policisë. Ku disa tifozë shkodranë godasin me gurë nga jashtë tribunën mike, të cilët kundër përgjigjen me stolat e stadiumit. Nga spikeri i stadiumit në fund njoftohet se tifozët e Elbasanit duhet të qëndrojnë për disa minuta në tribunën e tyre sa të pastrohet zona.

ENDRI ÇINARI-PANORAMASPORT.AL