Pikantet e Teuta-Laçi/ Portieri Molla në lot, shokët e marrin në dhomat e zhveshjeve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 14, 2025 | 17:45

Pikantet e Teuta-Laçi/ Portieri Molla në lot, shokët e marrin në dhomat e zhveshjeve

Në ndeshjen mes Teutës dhe Laçit, pati disa të veçanta. “Panorama Sport”, por ju sjell disa prej tyre…

teuta laci

•”Kotobelli, përpara se Tafas të godiste një rivënie fundore, thërret portierin: “Grande, grande, mos nxito shumë, se mbaroi”.

•”Qëndroni afër, o çuna, se po kërkojnë topin e dytë nuk e shihni” dëgjohet Molla na porta që orienton mbrojtjen

•Gjatë kohës që ekipet po kryenin nxehjen para ndeshjes, Hodo qëndroi gjatë gjithë kohës pranë skuadrës.

•Ka përplasje pas penalltisë së Teutës ku Melo, shihet duke i bërtitur portierit Molla, për gabimin e tij.

•Në fund të ndeshjes, portieri i Laçit u pa në lot, teksa nuk hyn brenda, por rri në fushë. Më pas vijnë shokët e ekipit dhe e marrin.

•Për herë të parë në 34 javë, portieri i Teutës, Tafas, shpallet lojtari i ndeshjes.

•Të dy teknikët kanë qëndruar në këmbë gjatë gjithë kohës, duke dhënë udhëzimet për lojtarët e tyre. Hodo preferoi të qëndronte me uniformën e tij, ndërsa tekniku Moriero me uniformën e ekipit, bluzë e tuta me mëngë të gjata, për shkak të motit të freskët në Durrës.

•Trajneri Hodo në pjesën e parë i kërkon Peposhit dhe Tomës të jenë më të përfshirë në lojë e të mos qëndrojnë statikë. “Shkoji, Pepi, shkoji, mos e lër të lirë atë Eja, o Tom, shko majtas!”-dëgjohet Hodo.

PANORAMASPORT.AL