Pikantet e Skënderbeu-Dinamo/ Interes minimal nga tifozët, batuta me Rustën: Mbylle sa më shpejt, ose bëje një gol vetë (E PLOTË)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 27, 2025 | 20:59

Pikantet e Skënderbeu-Dinamo/ Interes minimal nga tifozët, batuta me Rustën: Mbylle sa më shpejt, ose bëje një gol vetë (E PLOTË)

Ishte një ndeshje e mërzitshme për tifozët ajo që u luajt dje në Korçë, sidomos 30 minutat shtesë. Ata nuk i kursyen batutat me arbitren Emanuela Rusta.

Screenshot 2025-02-27 082824

“Panorama Sport” sjell për lexuesit e saj momentet më të veçanta të kësaj ndeshjeje.

-Më pak se 100 tifozë ishin të pranishëm në stadium për të ndjekur nga afër ndeshjen e kthimit të Kupës mes Skënderbeut dhe Dinamos. Dukej qartë në fakt se pakkush besonte se kjo ndeshje do të ishte e rëndësishme për Skënderbeun, edhe pse kishte avantazhin e dy golave nga ndeshja e parë.

-Me një rrotacion të plotë, korçarët kanë hyrë në fushë ndaj Dinamos me 60% të ekipit nga akademia. Pjesa më e madhe e titullarëve kanë qenë si tifozë në tribunën VIP të stadiumit. Nga ana tjetër, Dinamo ka hedhur në fushë më të mirët, duke treguar ambiciet për të përmbysur rezultatin e ndeshjes së parë.

Screenshot 2025-02-26 163749

-Nga ndryshimet e shumta në formacion tifozët kuptuan se gjithçka është e përqendruar te kampionati. Ndaj edhe për këtë gjithçka është marrë me qetësi. Madje ka pasur edhe batuta nga tifozët për situatat të ndryshme që u krijuan.

-Trajneri Ilir Daja ka qenë gjatë gjithë kohës në këmbë, duke kërkuar nga ekipi të bënte maksimumin për të shkuar te kualifikimi brenda kohës së rregullt. Ai ka dhënë udhëzime për lojtarët dhe ka tentuar që me ndryshimet nga stoli t’i japë impulsin e duhur ekipit. Por ishte e pamundur që të shmangej koha shtesë

-Mërzi totale gjatë 30 minutave të shtesës për dy ekipet në fushë, por mbi të gjitha për tifozët. Nuk kanë munguar batutat nga shkallët e stadiumit për qasjen ndaj ndeshjes, duke i kërkuar kryesores Emanuela Rusta ta mbyllte më shpejt ndeshjen, ose të shënonte dhe ajo një gol.

-Presidenti Takaj e ka ndjekur deri në fund të kohës së rregullt takimin bashkë me drejtuesit e Dinamos, kurse për shtesat ka shkuar në dhomën e tij.

-Skënderbeu ishte i papërgatitur si duhet për përbërjen e ekipit në këtë ndeshje. Disa lojtarë të akademisë që janë futur në fushë në pjesën e dytë, kanë luajtur me fanellën e ekipit U19. Ata nuk kishin as emrin në fanellë dhe as logon e sponsorit të ekipit.

LLAZI SARO-PANORAMASPORT.AL