Pikantet e Bylis-Egnatia/ Aleksi “tërbon” vendësit, Peralta nuk përtyp ndërrimin nga Mezani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 1, 2025 | 20:20

Pikantet e Bylis-Egnatia/ Aleksi “tërbon” vendësit, Peralta nuk përtyp ndërrimin nga Mezani

“Panorama Sport” ju sjell disa nga momentet pikante të ndeshjes Bylisi-Egnatia, e fituar pastër 0-2 nga rrogozhinasit. Sfidën e luajtur në Ballsh e ndoqën nga shkallët e stadiumit rreth 500 vetë.

Screenshot 2025-04-01 201955

* Presidenti i Bylisit, Besnik Kapllanaj, dhe ai i miqve, Agim Demrozi, e kanë ndjekur sfidën në krah të njëri-tjetrit në tribunën kryesore të stadiumit “Adush Muçaj”.

* Tifozët e Bylisit në ballore kanë hedhur akuza ndaj rrogozhinasve për tolerime në sfidat me rivalët e mbijetesës në javët e kaluara.

* Peralta ka dalë i mërzitur nga fusha gjatë zëvendësimit, teksa ka shkuar drejt e në pankinën e skuadrës vendase.

* Hyrja e tifozëve ka qenë falas për këtë ndeshje dhe përpos shiut, që ka rënë pa pushim, ka bërë që të ketë numër të konsiderueshëm fansash në stadiumin “Adush Mucaj”. Nuk munguan as rreth 30 tifozë miq.

* Aleksi bën një faull nga pas ndaj Kanesë, nuk ka kursyer as gjeste ndaj tifozëve të Bylisit. Kjo bëri që nga tribuna t’i kërkojnë llogari Jorgjit për t’i nxjerrë karton: “O Enea jepi karton, apo bëhet me 4 ai”.

* Me përqafime janë ndarë në fund lojtarët e të dyja skuadrave, edhe pse në fushë pati luftë sportive dhe nerva në dyluftime.

PANORAMASPORT.AL