Pika ndaj Vllaznisë kryesuese, Barjamaj ka një peng: Do ia dalim në ndeshjet e fundit me pikat tona të forta
Mario Barjamaj është kthyer në një nga pikat më të forta të Vorës së këtij sezoni dhe me lojën e tij ka qenë shpesh vendimtar. Mesfushori ka shpjeguar pas barazimit me Vllazninë se kishte një peng, por ka theksuar se ekipi do bënte më mirë në ndeshjet e fundit.

“Lojtari i ndeshjes? Shija e mirë është për çdo lojtar, por pengu është se të shijon më shumë nëse do kishim arritur pikët maksimale. Por në situatën që jemi, e vlerësojmë çdo pikë.
Në çdo pozicion ku na vendos trajneri, duhet të bëjmë punën tonë. Por edhe me Kasallën ndjehem mirë, jam rehat edhe kur vij mbrapa, para mbrojtjes e marr topin, edhe më lart me Kasallën ndjehem në rregull sepse krijoj shumë rrezikshmëri për kundërshtarin.
Edhe në stërvitje punojmë shumë për finalizimin e pasimit të fundit. Mendoj se edhe mungesat që kemi pasur, tani pak a shumë na janë afruar të gjithë lojtarët, besoj se do ia dalim në këto ndeshje, me pasimet e fundit dhe lojën nga krahët. Pikat e forta siç është Bardhi, është kthyer edhe Karrica, edhe Kasalla mund të kthehet në pozicionin e vet që ndjehet më rehat dhe besoj se do të na shkojë më mirë ndeshja”, tha Barjamaj për RTSH pas ndeshjes.
PANORAMASPORT.AL













