Përsëritet finalja e vitit të kaluar, FSHF përcakton axhendën e Pogradeci-Besa në Kategorinë e Parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 7, 2026 | 22:33

Përsëritet finalja e vitit të kaluar, FSHF përcakton axhendën e Pogradeci-Besa në Kategorinë e Parë

Pogradeci-Besa është finalja e “play off” në Kategorinë e Parë. Ky takim do të luhet në “Elbasan Arena”, më 11 maj prej orës 17:00 siç është konfirmuar nga FSHF.

besa pogradeci

Kështu është përsëritur finalja e “play off” të Kategorisë së Parë, që ishte dhe në edicionin e kaluar. Kujtojmë se në vitin 2025, Pogradecit i mjaftoi një gol ndaj Besës. Ekipi që do fitojë nga këto dy klube më 11 maj, do të përballet me vendin e tetë të Abissnet Superiore për të vendosur se cili ekip do luajë në elitë. Për të pasur një fitues, sfida mund të shkojë deri me penallti.

Njoftimi i FSHF-së:

Janë luajtur ditën e sotme ndeshjet gjysmëfinale të fazës play-off në kampionatin “Kategoria e Parë”, ku u përcaktuan edhe dy skuadrat finaliste që do të vijojnë garën për ngjitjen në “Abissnet Superiore”.

Pogradeci siguroi kualifikimin pas fitores së thellë 3-0 ndaj Kastriotit, ndërsa Besa përballë Ilirisë me rezultatin 2-0.

Pas këtyre rezultateve, finalja e play-off-it do të luhet më 11 maj, në ora 17:00, mes Pogradecit dhe Besës në stadiumin “Elbasan Arena”. Fituesi i kësaj përballjeje do të sfidojë skuadrën e vendit të tetë në “Abissnet Superiore”, për të siguruar një vend në elitën e futbollit shqiptar për sezonin e ardhshëm.

PANORAMASPORT.AL