Përpara është sfida me Bylisin, Partizani merr vendimin e pazakontë për derbin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 25, 2025 | 18:47

Përpara është sfida me Bylisin, Partizani merr vendimin e pazakontë për derbin

Partizani do të përballet me Bylisin të shtunën, sfidë që është e vlefshme për javën e pestë të Superiores. Dhe pse jemi 8 ditë larg derbit me Tiranën, Partizani si rrallë herë më parë ka nxjerrë në shitje biletat para se të luhet takimi i radhës.

GJK_6868-1024x683

“Panorama Sport” kishte raportuar se derbi me Tiranën do të rikthehej tek “Air Albania” me Partizanin si pritës. Dhe klubi i kuq e ka konfirmuar, ndërsa sfida zhvillohet më 3 tetor prej orës 19:00.

Çmimet e biletave variojnë nga 500 deri në 5000 lekë të reja. Aktualisht mund të sigurohen “online” dhe Partizani ka treguar rëndësisë që do i kushtojë kësaj sfide.

Screenshot 2025-09-25 184446

PANORAMASPORT.AL