Përflitej kthimi në Superiore, Florent Hasani gjen klubin e ri për të vazhduar karrierën. Pritet vetëm zyrtarizimi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 29, 2025 | 23:09

Përflitej kthimi në Superiore, Florent Hasani gjen klubin e ri për të vazhduar karrierën. Pritet vetëm zyrtarizimi

Florent Hasani nuk ka vonuar shumë për të gjetur një sistemim të ri për të vazhduar karrierën e tij. Sulmuesi u largua dy ditë më parë nga Rapid Bukureshti në Rumani, duke dalë lojtar i lirë e tani, ka gjetur shpejt një skuadër të re.

HASANI

Ndonëse përflitej për interesim rreth tij nga klubet e Superiores, ish-sulmuesi i Tiranës nuk ka ndër mend për momentin të kthehet në kampionatin tonë. Bëhet e ditur se Hasani ka gjetur akordin me klubin e Superligës turke, Alaniaspor dhe do t’i bashkohet atij si lojtar i lirë gjatë merkatos së janarit.

Mediat turke raportojnë se pritet që shumë shpejt të zyrtarizohet marrëveshja e cila e lidh Hasanin për një vit e gjysmë me klubin turk, pjesë e të cilit janë edhe dy lojtarë të tjerë të përfaqësueses së Kosovës, Florent Hadërgjonaj dhe Fidan Aliti.

PANORAMASPORT.AL