Partizanit i pezullohet mbrojtësi, rikthim i rëndësishëm për derbin në “Air Albania”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 3, 2026 | 22:44

Partizanit i pezullohet mbrojtësi, rikthim i rëndësishëm për derbin në “Air Albania”

Partizani luan të hënën e ardhshme një finale të vërtetë për vendin e katërt dhe pjesëmarrjen në “Final Four”, teksa përballet me Dinamon. Aktualisht, të dyja skuadrat kanë të njëjtën kuotë pikësh 39, dhe sfida pritet që të vendosë shumë për fatet e sezonit.

partizani

Në këtë takim, të kuqtë nuk do të kenë në dispozicion mbrojtësin Saliu Sembene. Senegalezi u ndëshkua me karton të verdhë në sfidën e fundit ndaj Egnatias duke plotësuar numrin katër dhe për këtë arsye nuk do të jetë nën urdhrat e trajnerit Oltijon Kërnaja.

Kjo mungesë e 24-vjeçarit është shumë e rëndësishme për kryeqytetasit duke qenë se Sembene është një nga titullarët e këtij sezoni me mbrojtësin që ka koleksionuar 17 ndeshje në Superiore dhe 2 në Kupë, ndërsa nga ana tjetër, Partizani nuk ka në formë as dy qendërmbrojtësit e tjerë si Preka dhe Janjeva që vuajnë problemet fizike. Megjithatë, për ndeshjen ndaj Dinamos do të rikthehet në dispozicion Redon Ismaili që mungoi ndaj Egnatias po për arsye kartonësh.

PANORAMASPORT.AL