Partizani trondit Tiranën, ish-lojtari i Kombëtares lë bardheblutë për rivalët e kryeqytetit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 13, 2026 | 23:04

Partizani trondit Tiranën, ish-lojtari i Kombëtares lë bardheblutë për rivalët e kryeqytetit

Kamer Qaka nuk do të jetë i Tiranës, pasi Partizani e ka bindur për t’u veshur i kuq. Ish-mesfushori i Kombëtares trondit kështu bardheblutë, që e kishin si objektiv prej muajit tetor.

Screenshot 2026-01-13 100415

30-vjeçari ishte për herë të fundit pjesë e Shkëndijës së Tetovës. Vendimi për t’u larguar erdhi për shkak se kërkonte më tepër hapësira.

Qaka pritet të bëhet edhe zyrtarizimi i parë për këtë merkato te Partizani. Të kuqtë ndërkohë po studiojnë tregun edhe për sulmues ku po studiohen elementë për të përforcuar krahët.

Të kuqtë e nisën vitin me fitoren ndaj Burrelit në Kupë. Sfida e radhës është të enjten për kampionat ku të kuqtë masin forcat në transfertën e Vorës.

PANORAMASPORT.AL