Partizani po vuan, Skuka ka të njëjtin mendim si trajneri: Është ngërç

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 4, 2025 | 13:07

Partizani po vuan, Skuka ka të njëjtin mendim si trajneri: Është ngërç

Xhuliano Skuka ishte në krah të trajnerit Kërnaja, ndërsa u mbajt konferenca e zakonshme për shtyp.

SKUKA

Kapiteni i Partizanit, njëjtë si tekniku, mendon se është ngërç ajo që Partizani po kalon. Të kuqtë kanë sulmin më të keq të kampionatit. Pas nëntë javësh janë vetëm katër gola të shënuar ku dy prej tyre si autogol. Dy të tjerët janë regjistruar nga Vusal Isgandarli. Vetë Skuka nuk shënon prej ndeshjes së parë në Europë me Kaljun. Dëmtimet e kanë penguar po ashtu gjatë kësaj kohe. Në prag është takimi me Vorën dhe Skuka mendon se ka ardhur koha për kthesën.

Ka ardhur momenti për të shënuar dhe të riktheheni siç jeni lideri i skuadrës?

Në çdo ndeshje futem për të shënuar, nuk është se do të jem patjetër 100% me Vorën. Në çdo ndeshje jam futur 100%. Meqë tashmë jemi në fazën e dytë patjetër që do ketë më shumë ndryshime, më shumë impenjim dhe duke punuar në stërvitje goli do të vijë.

Mungesa e golit?

T’ja lëmë ngërçit le të themi. Ekipi ka punuar, nga dita e parë që unë kam ardhur e deri më sot, nuk është se kemi patur ankesa nga stërvitjet. Kushdo që ka qenë ka bërë stërvitje të mirë, ka punuar mirë. Them që është vetëm ngërç i momentit dhe besoj që do arrijmë t’ia dalim.

 Çfarë i premtoni tifozëve?

Siç e thashë edhe më parë, ne në çdo ndeshje futemi për ta fituar, pastaj pjesa e lojës është punë tjetër. Tifozët na kanë mbështetur është e vërtetë, ne i jemi shumë borxhli në emër të gjithë ekipit. Besoj që do vijë kthesa kam shumë besim te çunat, kanë kualitet, nuk i mungon asgjë me kushte me të gjitha. Besoj që ka ardhur koha për kthesën dhe besoj shumë që do ia arrijmë.

Keni një apel për shokët e skuadrës?

E dinë që ka ardhur koha të jemi aty ku duhet. Kanë punuar të gjithë pa përjashtim, kanë punuar shumë mirë, besoj që është vetëm një ngërç do ta arrijmë t’ia dalim.

PANORAMASPORT.AL