Partizani në pikën më të ulët të sezonit, po e tradhton edhe “arma më e fortë”
Partizani në ndeshjet e fundit ka prekur pikën më të ulët të këtij sezoni sa i përket formës dhe rezultateve. Skuadra e kuqe bashkë me Kupën numëron gjashtë ndeshje pa fituar, teksa në pesë sfidat e kampionatit ka grumbulluar vetëm tri pikë.

Foto/ F. Hazisllari
Dy betejat e fundit kundër Egnatias dhe Bylisit janë humbur, çka përbën herën e parë në këtë sezon që Partizani regjistron dy disfata radhazi. Kundër Egnatias ishte po ashtu hera e parë që të kuqtë humbnin me dy gola diferencë, teksa kundër ballshiotëve pësuan tre gola në një ndeshje për herë të parë.
Në javët e fundit duket sikur po i “tradhton” edhe mbrojtja, reparti që ka performuar më mirë në deri më tani. Janë 5 gola të pësuar në dy ndeshjet e fundit.
PANORAMASPORT.AL













