Postuar: Qershor 23, 2025 | 17:34
Partizani në Europë, të kuqtë marrin “OK” për ndeshjen vendimtare
UEFA ka konfirmuar se Partizani do e presë Kaljun në “Air Albania”. Të kuqtë do të kthehen kështu në kryeqytet për ndeshjet europiane, pasi sezonin e kaluar luajtën në “Elbasan Arena”.

Sfida në Tiranë do të zhvillohet më 17 korrik ora 20:00. Ky do të jetë takimi i kthimit për të dyja skuadrat, pasi i pari zhvillohet në Estoni më 10 korrik.
Në rast suksesi, turi i dytë rezervon fituesin e çiftit Hegelman-St. Patrik. Nuk ka pasur short “ferri” deri tani për skuadrën e Skënder Gegës.
Partizani e mbylli kampionatin e fundit në vendin e tretë duke siguruar objektivin minimal, pjesëmarrjen në Europë. Edicioni i ri do të nisë me ambicie për të kuqtë.
EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL













