Partizani, Hasan Lika dorëhiqet si trajner

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 8, 2014 | 15:34

Partizani, Hasan Lika dorëhiqet si trajner

Hasan LikaPas rezultatit dhe lojës zhgënjyese në ndeshjen e djeshme derbi me Tiranën, trajneri Hasan Lika i ka paraqitur dorëheqjen presidentit të të kuqve, Gazment Demi. Ky i fundit e ka pranuar atë. Trajneri Lika ka sqaruar se ky vendim është i nevojshëm për t’u hapur rrugë ideve dhe zgjidhjeve të reja në drejtimin e skuadrës që ndodhet në një moment kyç të sezonit futbollistik. Klubi e mirëkupton këtë vendim të trajnerit dhe e falenderon atë për kontributin e deritanishëm në drejtimin e skuadrës. Lika do të vazhdojë të jetë pjesë e klubit në një pozicion tjetër të rëndësishëm në strukturat e tij. Me pranimin e dorëheqjes së Likës, drejtuesit e klubit kanë nisur menjëherë konsultimet për përzgjedhjen e trajnerit të ri.