Postuar: Mars 28, 2026 | 22:34
Partizani e transferoi nga Flamurtari, kush është sulmuesi vlonjat që Kërnaja i besoi debutimin në moshën 15-vjeçare
Fabio Hyseni debutoi dje me Partizanin në miqësoren me Laçin. Trajneri Oltijon Kërnaja i besoi minuta talentit 15-vjeçar, pikërisht në sfidën e fituar 3 me 0.

Hyseni është sulmues, të cilin Partizani e mori nga Flamurtari në verën e kaluar. Deri tani është aktivizuar me ekipet U-16 dhe U-17.
Hyseni regjistron 26 paraqitje në total me moshat e Partizanit, duke shënuar edhe 15 gola. Talenti vlonjat luante më parë me moshat e Flamurtarit në Kategorinë e Parë.
Po ashtu ka luajtur edhe me ekipin U-15 të Shqipërisë. Hyseni numëron 6 gola në 13 paraqitjet e tij te kuqezinjtë.
EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL













