Partizani dhe Vllaznia në Europë, kompanitë e basteve thonë fjalën e tyre
Partizani konsiderohet favorit sot, ndërsa ndaj Kaljus asgjë nuk ishte e lehtë në Talin. Në fund, të kuqtë u larguan me barazim 1-1. Ky rezultat sjell shpresë për ndeshjen e kthimit. Kompanitë e basteve kanë publikuar kuotat për ndeshjen në Tiranë, që nuk kanë ndryshuar që nga dita e parë. Fitorja e të kuqve brenda kohës së rregullt ka koeficientin 1.7.

Në anën tjetër, triumfi i Kaljus kuotohet me 5. Ekspertët e basteve kanë lënë koeficientin 3.5 për barazimin. Duke marrë në konsideratë ndeshjen e parë, mund të thuhet se asgjë nuk do të jetë e lehtë në Tiranë pavarësisht koeficienteve.
Pavarësisht se u mposht në ndeshjen e parë me rezultatin 0-1 ndaj Daugavpils, kuotat në baste tregojnë sërish favorite Vllazninë për ndeshjen e kthimit. Kështu, një fitore e shkodranëve në transfertë të enjten sipas ekspertëve të basteve kap koeficentin 1.65. Një dysh i “sigurt” siç mund të cilësohet nga ata persona që kanë preferencë ndaj lojërave të tilla. Një barazim mes 9 herë kampionëve të vendit tonë dhe letonezëve kuotohet sipas “bookmakers” me 3.55 e ndërsa një sukses i Daugavpils në fushën e tij ka një kuotim prej 3.4 në baste.
Një statistikë që tregon disi favorite Vllazninë për suksesin në këtë duel, por që bie poshtë tek kuotimet për kalimin e turit pasi Daugavpils për kalimin e turit kuotohet me koeficentin 1.45 e ndërsa Vllaznia për kualifikimin kap kuotën 2.20. Kjo e kuptueshme disi, sepse shkodranëve u duhet të përmbysin shifrat e duelit të parë, ku u mposhtën 0-1 në Elbasan nga një gol në minutat e fundit të Daugavpils.
PANORAMASPORT.AL













