Osmanaj, përforcimi i radhës te ‘demat e kuq’

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 19, 2014 | 12:05

Osmanaj, përforcimi i radhës te ‘demat e kuq’

OsmanajNga dita e premte, pjesë e Partizanit u bë edhe sulmuesi Liridon Osmanaj. Shqiptari nga Sllovenia u tha se është në provë te “demat” dhe në miqësoren ndaj Elbasanit luajti disa minuta ku edhe la përshtypje të mirë. Dje, 22-vjeçari nuk ka qenë prezent në seancën stërvitore që ka zhvilluar Partizani në fushën e stadiumit të Kamzës. Mësohet se lojtari ndodhet në Slloveni ku ka shkuar për të marrë dokumentacionin dhe gjërat e tij personale, në mënyrë që t’i bashkohet përfundimisht skuadrës së trajnerit Shpëtim Duro. Pra, Liridon Osmanaj mund të konsiderohet pjesë e Partizanit të sezonit të ri. Sulmuesi pritet që brenda kësaj jave të zyrtarizohet edhe nga klubi, si një përforcim për repartin sulmues të të kuqve të kryeqytetit. Gjithsesi, 22-vjeçari nuk ka shanse të luajë ndaj Laçit, pasi në miqësoren me Elbasanin u tha se sulmuesi ka cilësi, por nuk ka kondicionin e duhur.