“Objektivi ynë është mbijetesa”, Ribaj flet pas fitores së thellë kundër Partizanit dhe sqaron mungesën e rëndësishme te Flamurtari
Flamurtari mori një fitore shumë të thellë 4-1 në transfertën e Partizanit. Pas triumfit, foli trajneri i vlonjatëve, Andi Ribaj.

“Ne bëjmë punën tonë, analizojmë kundërshtarin, nuk kam çfarë të them, punojmë gjatë javës, vijmë të marrim maksimumin e pikëve jo vetëm me Partizanin, por me të gjitha skuadrat. Janë të dyja bashkë dhe përshtatja dhe puna, kemi dy ndeshje, do bëjmë maksimumin për Teutën për të marrë më të mirën. Kemi bërë ndeshje shumë të mira edhe me ekipet rivale për mbijetesën dhe do ta kërkojmë deri në fund. Normalisht objektivat janë qëndrimi në kategori, por edhe nëse ngjitemi më lart do të ishte mirë. Gjithsesi do të shohim deri në fund. Ememe ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm për ne javët e fundit, dje ka pasur një problem dhe na ka kërkuar që nëse do duhej me patjetër të futej, por ka pasur probleme me armstringet. Ne kemi bërë golat, por Partizani mbajti topin në përgjithësi, na shkaktuan pak problem në zonë, por në fund djemtë ja dolën”, deklaroi trajneri i Flamurtarit për “RTSH Sport”.
PANORAMASPORT.AL













