Postuar: Tetor 24, 2025 | 19:44
Nxori Elbasanin nga kriza, Diallo: Isha i dëmtuar tri javë, mendoja se mund të shënoja tre gola
Ibrahima Diallo ka folur pas ndeshjes që Elbasani fitoi me rezultatin 2-1 ndaj Bylisit. Diallo shënoi të dy golat për verdheblutë.

Pas ndeshjes në “Elbasan Arena”, sulmuesi u shpreh:
“Mendoja se mund të shënoja 3 gola. Më vjen keq që nuk e shënova, që të hiqja ankthin nga ekipi dhe ta liroja skuadrën.
Është normale, isha i dëmtuar 3 javë. Tani ndihem mirë, të mbaj këtë nivel, të ndihmoj skuadrën që të fitojë ndeshjet”, u shpreh Diallo për “RTSH”.
PANORAMASPORT.AL













