“Nuk morëm me vete tre pikët në Vlorë”, trajneri i Flamurtarit nuk kënaqet se barazoi në Tiranë: Më pëlqeu vetëm si u sollëm pas golit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 13, 2025 | 18:46

“Nuk morëm me vete tre pikët në Vlorë”, trajneri i Flamurtarit nuk kënaqet se barazoi në Tiranë: Më pëlqeu vetëm si u sollëm pas golit

Trajneri i Flamurtarit, Karlos Garsia, ka qenë i kënëaqur me mënyrën se si skuadra kishte reaguar pas golit të Tiranës, por nuk ishte i lumtur me faktin që ekipi nuk ia doli të fitonte as në këtë ndeshje.

bandicam 2025-09-13 18-45-55-011

“Për mua, e para, nuk më pëlqen të pësoj. Në fakt kjo është e dyta. E para është që nuk morëm me vete tre pikët në Vlorë. Por është pjesë e lojës, se jam i lumtur se erdhëm me besim. Skuadra mori gol në minutat e parë, por më pëlqeu shumë sjellja e skuadrës pasi pësuam golin.

Mendoj se në pjesën e parë me këto dy mesfushorë kishim shumë raste, edhe me goditjet standarte. Ata janë të lirë të dalin para. Sipas meje, kur bëmë ndërrimet, të paktën sipas pikëpamjes time, bëmë më pak raste shënimi, siç më pëlqen mua. Në fund, skuadra duhet të luajë në thellësi. Kur ke lojtarë në qendër dhe ul topin brenda, kemi një avantazh që kishim të hapeshim në krah me harkime si të Trashit që ka këmbë të mirë. Ne sulmonim në qendër e Trashi kishte hapësirë, ai bën mirë edhe 1 kundër 1.

Për nuk është ideja të shtyhet më shumë me Trashin, por nga të dy krahët. Por ndodh që ka një lojtar afër Trashit që luan në qendër dhe ai bën kombinimin. Maksuti ndjeu shqetësime, ishte mjekësore e jo taktike. Oshafi, po punon shumë mirë Alesandro, në stërvitje me kokë e këmbë dhe menduam se duke qenë më i freskët mund të bënte më shumë”, tha ndër të tjera Garsia për RTSH pas përfundimit të ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL