Një nga dështimet e mëdha të merkatos së Partizanit, sulmuesi zyrtarizohet përsëri te klubi nga i cili kishte ardhur
Klubi i Partizanit i dha lamtumirën gjatë janarit një futbollisti që e kishte prezantuar në verë me shumë bujë si një alternativë të denjë për sulmin e e të kuqve, por që u largua si një dështim i bujshëm. Rodrigo Piloto ka bërë prapakthehu dhe është zyrtarizuar në klubin Atletik Eskaldes në Andorra.

Piloto ishte ndër firmat e para në qershorin e vitit të kaluar, ku të kuqtë nisën planin për ndërtimine një cikli të ri. Por portugezi i cili firmosi për dy vite, u zhduk menjëherë pa lënë gjurme, pasi nuk u preferua nga trajneri Shehi e aq më pak nga pasardhësi i tij, Veselinoviç.
Kësisoj. Piloto përfundoi duke treguar sa vlen vetëm me ekipin e dytë të Partizanit dhe u bë e qartë se nuk ishte në nivelin që kërkonte klubi i Superiores, për të cilin luajti vetëm pak minuta në dy ndeshje në kampionat.

Sulmuesi u kthye përsëri në Andorra dhe iu dha mundësia që të debutonte edhe një herë me Atletik Eskaldes që në fundjavën e kaluar, duke shënuar kështu kthimin në kampionatin amator ku kishte shënuar 15 gola në 13 ndeshje e bindur përgjegjësit e merkatos së të kuqve se do të bënte ai rolin e pasardhësit të Skukës.
PANORAMASPORT.AL













