Një mundës nga Uzbeskistani i jep “asist” Shqipërisë/ Valiev rikthehet në Lojërat Olimpike, kuqezinjtë në garë për medalje
Çermen Valiev nuk ia doli të kalojë në gjysmëfinalet e Paris 2024. Mundësi rus i cili përfaqëson Shqipërinë, është mposhtur në çerekfinale nga sportisti nga Uzbekistani, Jazambek Jamalov.
Megjithatë një lajm pozitiv ka ardhur së fundmi, teksa Valiev është rikthyer në garë për medaljen e Bronzit. E gjitha kjo ndodhi pas fitores së mundësit nga Uzbekistani, Jamalov në gjysmëfinale.
Lajmi është konfirmuar edhe nga KOKSH nëpërmjet faqes zyrtare: “Chermen Valiev rikthehet në garë për medaljen e Bronzit. Pas fitores së mundësit Jamalov nga Uzbekistani në gjysmëfinale, sportisti i Team Albania ka një mundësi tjetër për medaljen e Bronzit
Kundërshtari i Valiev do të përcaktohet nga përballja mes sllovakut Salbazanov dhe bjellorusit Kadzimahamedau, nesër duke nisur nga ora 11:00. Valiev duhet të fitojë 2 ndeshje për të marr medaljen e Bronzit”, shkruhet në postimin e bërë publik.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"