Një kampionat i paparashikueshëm/ Trajnerët debutues dhe të ikurit
Edicioni i 87-të i Kategorisë Superiore premton emocion, rivalitet dhe surpriza. Egnatia është ekipi për t’u mundur, por Dinamo, Vllaznia dhe Tirana kanë ndërtuar skuadra për të sfiduar rrogozhinasit.

Rikthimi i Flamurtarit, debutimi i Vorës dhe rinovimi i disa skuadrave të tjera e bëjnë këtë sezon më interesant se kurrë. Superiorja nuk ka qenë kurrë më e hapur: kush do të ngrejë trofeun në fund të majit mbetet një pyetje që vetëm fusha mund ta përgjigjet.
Ky sezon sjell edhe emra të rinj në pankina. Vangjel Mile dhe Karlos Garsia bëjnë debutimin e tyre në elitë, duke sjellë ide dhe frymë të re në futbollin shqiptar.
Superiorja ka humbur disa nga lojtarët më cilësorë të saj. Emra si Lushkja, Ujka, Dodaj, Mandela, Zabërgja dhe të tjerë janë larguar drejt ekipeve jashtë vendit. Megjithatë, kjo hap rrugë për talente të reja dhe rrit konkurrencën mes skuadrave.
PANORAMASPORT.AL













