Një “ish” që e la për të shkuar në kampionatin e largët dhe anësori nga Greqia, klubi i Superiores blindon sulmin
Klubi i Teutës ka vazhduar sot zyrtarizimet e futbollistëve që do të jenë në dispozicion të trajnerit Enkelejd Dobi për pjesën e dytë të edicionit. Durrsakët kanë vuajtur shumë në fazën sulmuese për të finalizuar rastet e krijuara dhe duket se kanë gjetur zgjidhjet me afrimet në merkaton e janarit.

Më i bujshmi është kthimi i Kejdi Dacit në radhët e ekipit ku kaloi sezonin e tij më të mirë të karrierës. Në edicionin 2023-2024, ai shënoi 9 gola me durrsakët, para se t’u jepte lamtumirën dhe të transferohej në Uzbekistan.
Ai është zyrtarizuar sot përsëri si pjesë e ekipit durrsak, ku pritet të jetë tashmë një titullar fiks në repartin e avancuar.
Ndërkohë, për lojën nga krahët, është afruar në ekip futbollisti nga Bregu i Fildishtë, Mansur Fofana. “Sulmuesi i majtë nga Bregu i Fildishtë, Mansour Fofana, i bashkohet Teutës pas disa viteve eksperiencë në kampionatin grek, ku ka veshur fanellat e Veria NPS, PAS Janina dhe së fundmi AO Egaleo. 23-vjeçari pritet të forcojë repartin ofensiv të skuadrës sonë, duke sjellë më shumë intensitet, shpejtësi dhe rrezikshmëri në sulm”, shkrihej në njoftimin e Teutës për afrimin e lojtarit të ri.
PANORAMASPORT.AL













