Nga përplasja e urithit te blofi i MekLarenit, 5 të veçantat e garës së Kanadasë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 26, 2026 | 22:28

Nga përplasja e urithit te blofi i MekLarenit, 5 të veçantat e garës së Kanadasë

Çmimi i Madh i Kanadasë në Formula 1 solli jo vetëm emocione në pistë, por edhe disa momente mjaft interesante në “paddock” dhe gjatë garës. Një nga episodet më të pazakonta ishte incidenti i Aleksandër Albon me një urith gjatë provave të lira.

AAAAQRvYl_s1OmXf54_Jh2K_zaZoFLhZ3fTEjAPqAxL2dibZ_mG3HEEaQ22TJB4eOjBh8kJzWd7zgXdOKzKeDgdofbPK1zlTCz1nqFlbKA_BcJNwFfHA4ha0v7h6lOeAAsSnMdCY2msvuQcG8ifuWyQU8n_ESOs

Piloti i Uilliams goditi kafshën në kthesën 7 dhe më pas përfundoi në mur, duke dëmtuar makinën. Për shkak të dëmtimeve, ai humbi kualifikimet Sprint. Ndërkohë, në bokse u vu re një takim mes Toto Volfit dhe Jos Vershtapenit, që riktheu spekulimet për të ardhmen e Maks Vershtapenit. Edhe pse Red Bulli minimizoi situatën, zërat për një kalim të mundshëm te Mercedesi vazhdojnë.

Një tjetër statistikë interesante lidhet me Andrea Kimi Antonelin. Piloti i ri italian u mund nga Xhorxh Rasëll si në Sprint ashtu edhe në kualifikimet kryesore me të njëjtin diferencë: vetëm 68 mijtat e sekondës. MekLaren bëri gjithashtu një zgjedhje strategjike që rezultoi e gabuar.

Ekipi vendosi të nisë garën me goma intermediare duke pritur shiun, por kushtet nuk ndryshuan dhe pilotët humbën terren pas ndalesës së hershme në bokse. Luis Hamilton arriti podiumin me Ferrarin. Një detaj interesant është se në të dy garat ku ai ka arritur podium këtë sezon, në tribunë ishte edhe nëna e tij, Karmen Larbalestier, që shumë tifozë tashmë e konsiderojnë si “fatin” e britanikut.

PANORAMASPORT.AL