Nga Partizani shkoi te Kombëtarja, sulmuesi shfaqet me fanellën e PSG-së dhe paralajmëron rikthimin në fushë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 27, 2026 | 9:37

Nga Partizani shkoi te Kombëtarja, sulmuesi shfaqet me fanellën e PSG-së dhe paralajmëron rikthimin në fushë

Agim Zeka është pa ekip që nga data 17 janar. Për herë të fundit ishte pjesë e Real Mursias në Spanjë.

zeka

Ish-sulmuesi i Partizanit ka postuar një foto në rrjetet sociale. Zeka ndodhet në palestër, ndërsa në përshkrim paralajmëron rikthimin në futboll.

Kujtojmë se 27-vjeçari ftohej edhe nga trajneri Silvinjo për sfidat e shtatorit 2024. Megjithatë nuk mori minuta dhe përfundoi në tribunë.

Zeka shfaqet kështu në kërkim të ekipit të ri. Për të ishte një sezon i vështirë ku nuk munguan dëmtimet, ndërsa luajti vetëm dy ndeshje në total.

Screenshot 2026-05-27 093545

PANORAMASPORT.AL