Nga goli i anuluar te kërkesa për përjashtim, gjyqtari i kontestuar vendoset për ndeshjen Vllaznia-Partizani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 13, 2025 | 10:22

Nga goli i anuluar te kërkesa për përjashtim, gjyqtari i kontestuar vendoset për ndeshjen Vllaznia-Partizani

Vllaznia do të presë Partizanin sot në stadiumin “Loro Boriçi”. Ky takim do të nisë në orën 19:00 dhe vlen për javën e tretë të Superiores.

Screenshot 2025-09-13 102116

Olsid Ferataj pritet të jetë gjyqtari kryesor i këtij takimi. Ferataj është një emër i njohur për këtë sfidë.

39-vjeçari gjykonte sfidën e parë të gjysmëfinales së Kupës mes Partizanit dhe Vllaznisë në vitin 2022. Asokohe kuqeblutë kishin pretendime për padrejtësi, pas një goli të anuluar të Aralicës dhe madje kërkonin përjashtimin e tij.

Ferataj u kthye vjet për këtë ndeshje. Ishte sfidë në “Loro Boriçi”, të cilën Vllaznia dhe Partizani e mbyllën me barazim 2-2. Të dyja klubet nuk kanë bilanc pozitiv me Feratajn si kryesor.

PANORAMASPORT.AL